Ndërlidhjet

Piloti rus: S’ka pasur paralajmërim nga Turqia


Piloti rus, Konstantin Murakhtin, duke folur për gazetarët në bazën ajrore ruse në Latakia të Sirisë.

Piloti rus, Konstantin Murakhtin, duke folur për gazetarët në bazën ajrore ruse në Latakia të Sirisë.

Piloti që i ka mbijetuar rrëzimit të avionit luftarak rus nga Turqia, ka thënë se nuk ka pasur asnjë paralajmërim nga autoritetet turke.

Kapiteni Konstantin Murakhtin ka thënë se avioni i tij “në asnjë mënyrë” nuk ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

Turqia ka rrëzuar të martën avionin rus, në kufi me Sirinë, dhe ka thënë se i njëjti ka shkelur hapësirën e saj ajrore.

Turqia po ashtu ka thënë se i ka paralajmëruar pilotët dhjetë herë përpara se e ka rrëzuar avionin.

Nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur me trupn e kopilotit, i cili është vrarë me armë zjarri, pasi është hedhur me parashutë nga aeroplani.

Rusia ka thënë se kapiteni Murakhtin është shpëtuar në një operacion 12 orësh që ka përfshirë edhe forcat speciale.

Tensionet midis Turqisë dhe Rusisë janë përshkallëzuar pas këtij incidenti dhe Rusia ka ndërprerë kontaktet ushtarake me Turqinë.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për qetësi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar incidentin si thikë pas shpine dhe ka paralajmëruar për pasoja serioze.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbrojtur veprimet e vendit të tij, duke thënë se “secili duhet të respektojë të drejtën e Turqisë për të mbrojtur kufijtë e saj”.

Lexoni edhe këtë:

Rrëzimi i avionit rus dhe pasojat

XS
SM
MD
LG