Ndërlidhjet

IS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Tunis


Tunis, 25 nëntor 2015.

Tunis, 25 nëntor 2015.

Grupi militant i Shtetit Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ndaj një autobusi që transportonte rojet presidenciale në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis.

Trembëdhjetë veta kanë humbur jetën në këtë sulm.

Shteti Islamik, përmes një mesazhi të postuar në mediat sociale, ka thënë se një sulmues i tij vetëvrasës ka kryer sulmin të martën.

Ministria e Brendshme e Tunizisë ka thënë se sulmuesi ka përdorur një rrip të shpinës me 10 kg eksplozivë.

Shtëpia e Bardhë ka dënuar sulmin në “termat më të fuqishëm”.

Shpërthimi ka ndodhur në një stacion të autobusëve në Tunis.

Në përgjigje, autoritetet tuniziane kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe orë policore gjatë natës.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë edhe për një sulm në pushimoren Sous të Tunizisë, në muajin qershor. Në këtë sulm janë vrarë 38 veta.

Në muajin mars, persona të armatosur të të njëjtit grup kanë sulmuar muzeun e njohur të Tunisit, Bardo, duke vrarë mbi 20 veta.

XS
SM
MD
LG