Ndërlidhjet

SHBA: Sulmi në Kunduz, gabim njerëzor


Gjenerali i ushtrisë amerikane, John Campbell, komandant i forcave ndërkombëtare dhe amerikane në Afganistan.
Gjenerali i ushtrisë amerikane, John Campbell, komandant i forcave ndërkombëtare dhe amerikane në Afganistan.

Hetimet e një sulmi vdekjeprurës në një spital në qytetin Kunduz të Afganistanit, kanë konstatuar se sulmi ka qenë “aksident i shmangshëm”, i shkaktuar nga gabimi njerëzor.

Gjenerali i ushtrisë amerikane, John Campbell, komandant i forcave ndërkombëtare dhe amerikane në Afganistan, ka thënë në një konferencë për media në Kabul se sulmi i 3 tetorit në spitalin që udhëhiqej nga organizata bamirëse franceze Mjekët pa Kufij, ka qenë i paqëllimshëm.

Në këtë sulm kanë humbur jetën së paku 30 veta, pacientë dhe pjesëtarë të stafit.

“Ky ka qenë një gabim tragjik. Forcat e Shteteve të Bashkuara nuk do të sulmonin kurrë qëllimisht një spital ose objekte të tjera të mbrojtura”, ka thënë Campbell.

Campbell, i cili ka zbuluar rezultatet e hetimit amerikan, ka thënë se individë të afërt me incidentin, janë pezulluar nga puna.

Ai ka thënë se ata do të jenë subjekt i hetimeve nga drejtësia ushtarake.

Campbell nuk ka dhënë emra dhe nuk ka thënë se sa njerëz janë larguar përkohësisht nga puna.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka mirëpritur publikimin e raportit.

“Hetimi i Shteteve të Bashkuara nuk ka injoruar ndonjë fakt ose provë. Ai ka pranuar gabimet që janë bërë”, ka thënë pos tjerash Ghani.

Lexoni edhe këtë:

Obama kërkon falje për sulmin në spitalin e Kunduzit

XS
SM
MD
LG