Ndërlidhjet

logo-print

Hapet Qendra Presidenciale Boris Yeltsin


Muzeu Boris Yeltsin

Muzeu Boris Yeltsin

Një qendër e re, kushtuar presidentit të parë të Federatës Ruse, Boris Yeltsin, është hapur sot.

Qendra Presidenciale Boris Yeltsin është hapur në qytetin Ekaterinburg, në rajonin e Uraleve të Rusisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kryeministri Dmitry Medvedev kanë ndjekur ceremoninë e hapjes.

Liderë të tanishëm dhe të kaluar botërorë janë ftuar në ceremoni, por nuk është e qartë se sa prej tyre kanë marrë pjesë.

Mbi 30,000 eksponate dhe 13,000 fotografi janë mbledhur në këtë qendër.

Rreth 50 politikanë, kompani private dhe shtetërore, si dhe biznesmenë kanë financuar ndërtimin e saj.

Yeltsin, i cili ka qenë presidenti i parë i Rusisë, nga viti 1991 deri më 1999, ka vdekur më 23 prill, 2007, në moshën 76-vjeçare.

XS
SM
MD
LG