Ndërlidhjet

logo-print

Sulmi në Kunduz, reagojnë Mjekët pa Kufij


Spitali i shkatërruar në Kunduz.

Spitali i shkatërruar në Kunduz.

Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar një spital të Mjekëve pa Kufij në qytetin Kunduz të Afganistanit, për shkak të “gabimit njerëzor”, ka konstatuar një hetim i kryer nga ushtria amerikane.

raportin e publikuar të mërkurën, thuhet se ekuipazhi i avionit sulmues AC-130 ka ngatërruar spitalin me një ndërtesë pranë, që ishte uzurpuar nga militantët talibanë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i organizatës bamirëse franceze Mjekët pa Kufij, e cila ka thënë se raporti tregon “neglizhencë bruto” nga ushtria amerikane.

Sipas organizatës, incidenti përbën “shkelje të rregullave të luftës”.

Ajo ka përsëritur thirrjet për një “hetim të pavarur dhe të paanshëm të sulmit”.

Incidenti ka ndodhur më 3 tetor.

Së paku 30 veta, pacientë dhe pjesëtarë të stafit, kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG