Ndërlidhjet

Rusi: Nga përplasja e helikopterit – 15 të vrarë


Pamje pas rrëzimi të mëparshëm të një helikopteri në Rusi
Pamje pas rrëzimi të mëparshëm të një helikopteri në Rusi

Zyrtarët thonë se 15 vetë janë vrarë kur një helikopter komercial është rrëzuar në rajonin rus Krasnojarks në Siberi.

Në helikopter ishin 26 vetë, kur ai u përplas sot në lumin Jenisej, afro 10 kilometra nga qyteti Igarka.

Zyrtarët kanë thënë se 10 vetë janë shpëtuar me plagë, ndërsa një person konsiderohet i zhdukur.

Hetimet lidhur me shkaqet e përplasjes së helikopterit kanë filluar.

XS
SM
MD
LG