Ndërlidhjet

OKB: Kryengritësit akuzohen për bllokim të ndihmave


Pamje nga luftimet në qytetin Taiz në Jemen
Pamje nga luftimet në qytetin Taiz në Jemen

Nënsekretari i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Stephen O’Brien, i ka akuzuar kryengritësit huthi në Jemen për bllokimin e ndihmës humanitare për civilët, në njërin nga qytetet më të mëdha në këtë vend.

Sipas tij, gjatë disa muajve të luftimeve, afro 200 mijë civilë kanë mbetur në “gjendje të vërtetë të rrethimit”.

Lëvizja “al-Huthi dhe komitetet popullore po i bllokojnë rrugët e funrizimeve dhe vazhdojnë ta pengojnë dërgimin e ndihmës urgjente humanitare dhe të furnizimeve në qytetin Taiz”, ka thënë zoti O’Brien.

Së paku 5,600 njerëz janë vrarë gjatë tetë muajve të fundit nga luftimet në Jemen.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite i kishte filluar bombardimet në muajin mars, e pastaj edhe ofensivën tokësore, për t’i zmbrapsur kryengritësit shiitë huthi dhe për ta kthyer qeverinë e presidentit, Abd-Rabbu Manusr Hadi.

XS
SM
MD
LG