Ndërlidhjet

logo-print

Musliu: Nuk heqim dorë nga librat e Kosovës


Jonuz Musliu

Jonuz Musliu

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, ka deklaruar se shqiptarët në këtë rajon nuk do të heqin dorë nga kërkesa që tu lejohet përdorimi i teskteve shkollore nga Kosova, që janë dhuratë nga Ministria e arsimit e Kosovës.

Këto tekste tash e tre muaj gjenden në terminalin doganor në Preshevë, pasi shpërndarjen e tyre nuk e lejon qeveria e Serbisë.

Mëtutje, zoti Musliu i ka thënë agjencisë Beta se me këtë kërkesë janë mbajtur disa protesta, në të cilat kanë marrë pjesë edhe nxënësit shqiptarë dhe shkollat, në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Protesta e fundit e këtillë është organizuar dje në Bujanoc, me ç’rast nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” kanë bërë protestë shetitëse prej shkollës e deri në ndërtesën e komunës.

“Në doganën në Preshevë, tash e tre muaj gjenden më se 103 mijë libra, që janë donacion i Ministrisë së arsimit të Kosovës për shkollat në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Këto tekste janë sipas programit evropian dhe në to nuk ka kurrfarë provokimi”, ka thënë Jonuz Musliu, dhe ka shtuar se “mbajtja e tyre në terminal është politikë e keqe e Serbisë”.

XS
SM
MD
LG