Ndërlidhjet

Turqi: Hedhen poshtë akuzat për blerje të naftës nga IS-i


Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka hedhur poshtë akuzat se vendi i tij furnizohet me naftë nga grupi terrorist, Shteti Islamik (IS).

Në një fjalim të sotëm para zyrtarëve lokalë në kryeqytetin Ankara, zoti Eerdogan ka kërkuar që ata që këtë akuzë e kanë inicuar, duhet “t’i paraqesin provat”, ndërsa nëse këtë nuk e bëjnë atëherë ata janë “shpifës”.

Pretendimet e këtilla ai i ka cilësuar si “të turpshme” dhe ka theksuar se Rusia është furnizuesi më i madh me energji i Turqisë.

Recep Tayyip Erdogan ka insistuar se Turqia po i lufton aktivisht militantët e Shtetit Islamik dhe se i ka arrestuar “mijëra” pjesëtarë të dyshuar të këtij grupi gjatë viteve të fundit.

Zoti Erdogan e ka mbrojrut aksionin e rrëzimit të aeroplanit luftarak rus përgjatë kufirit Turqi – Siri, pardje, duke thënë se ishte “një përgjigje automatike” në harmoni me rregullat e njohura të angazhimit.

XS
SM
MD
LG