Ndërlidhjet

OSBE: Propozim-dokument për çështjen e propagandës


Dunja Mijatoviq

Dunja Mijatoviq

Përfaqësuesja për liri të mediave e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Dunja Mijatoviq, e ka paraqitur një propozim-dokument për çështjen e propagadës dhe lirisë së mediave, me ç’rast e ka përsëritur vlerësimin e saj se propaganda është “gjurmë e keqe në fytyrën e gazetarisë moderne”.

Zonja Mijatoviq ka theksuar dje se zyra e saj është e përkushtuar që gjatë muajve të fundit ta shqyrtoj çështjen e shkaqeve të propagandës, veçanërisht lidhur me konfliktin në Ukrainë, ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Ajo tha se “injoranca, urrejtja, armiqësia dhe pasojat e tjera të propagandës, janë kërcënime të menjëhershme për gazetarinë dhe mediat e lira dhe ne duhet të përfshijmë më tepër burime në luftimin e këltyre kërcënimeve”.

XS
SM
MD
LG