Ndërlidhjet

logo-print

Bruksel: Pluhur i dyshimtë në një xhami


Policia, shërbimet e zjarrfikjes dhe ato mjekësore, afër Xhamisë së Madhe në Bruksel ku është gjetur një pluhur i dyshimtë

Policia, shërbimet e zjarrfikjes dhe ato mjekësore, afër Xhamisë së Madhe në Bruksel ku është gjetur një pluhur i dyshimtë

Një xhami në Bruksel është evakuuar pasi është zbuluar një zarfë e dyshuar me një pluhur të bardhë të paidentifikuar.

Policia dhe ekipet e specializuara sot kishin arritur në Qendrën islamike kulturore të Belgjikës, që është afër selisë së Bashkimit Evropian.

Një zhëdhënës i shërbimeve të zjarrfikjes tha se dikush në xhami i kishte thirrë ata dhe i kishte njoftuar për pluhurin e dyshimtë.

Brukseli është nën alarm të lartë të sigurisë prej 21 nëntorit, pas asaj që zyrtarët e kanë përshkruar si kërcënim të besueshëm “të sulmit sipas stilit të Parisit”, duke iu referuar sulmeve terroriste të 13 nëntorit në kryeqytetin e Francës, me ç’rast janë vrarë 130 vetë dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Prej sulmeve të këtilla, ku janë të përfshirë terroristë të dyshuar nga Belgjika, një grup që veten e quan Shteti i Krishterë, i panjohur më parë, ka paraqitur kërcënime kundër xhamive në Bruksel, ku jetojnë afro 500 mijë myslimanë.

XS
SM
MD
LG