Ndërlidhjet

Adele fillon turneun e saj më 2016


Adele.
Adele.

Këngëtarja e njohur Adele ka njoftuar për turneun e saj të parë, që nga viti 2011, me një varg datash në vendet evropiane, për promovimin e albumit të saj të ri, "25."

Këngëtarja britanike njoftoi se ajo do të këndojë në Britani dhe Evropë, duke filluar nga data 29 shkurt në Belfast, Irlandën e Veriut.

Në një video të postuar në Facebook, 27-vjeçarja Adele thotë se " ajo më në fund është liruar dhe mund ta konfirmojë që më në fund t'ju unë do të vijë në turne dhe se unë mezi pres të ju shoh të gjithëve.”

Albumi i saj i titulluar “25” është shitur në një rekord prej 2.4 milion kopje në katër ditët e para në SHBA. Në Britani, janë shitur 737,000 kopje, që në javën e parë.

Kënga e parë tashmë e publikuar me titull “Hello” është një hit në të dy anët e Atlantikut.

XS
SM
MD
LG