Ndërlidhjet

Rusia me sanksione ekonomike për Turqinë


Kryeministri rus Dmitry Medvedev.
Kryeministri rus Dmitry Medvedev.

Rusia po përgatit për të vendosur sanksione ekonomike kundër Turqisë, pas rrëzimit të një aeroplani rus, nga ana e Turqisë, në kufi me Sirinë.

Kryeministri rus Dmitry Medvedev tha se brenda disa ditësh do të hartojnë disa masat të cilat edhe mund të godasin planet e përbashkëta të investimeve.

Ndërkohë, Turqia ka refuzuar kërkesat ruse për një kërkim falje mbi rrëzimin e aeroplanit të saj, në kufirin Turqi-Siri, të martën.

Turqia thotë se avioni ka shkelur hapësirën ajrore të saj , akuza të cilat Rusia i mohon.

Tensionet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë, të cilat mbështesin palët kundërshtare në luftën civile në Siri, janë rritur ndjeshëm pas incidentit. SHBA, BE-ja dhe OKB-ja kanë bërë thirrje për qetësi.

XS
SM
MD
LG