Ndërlidhjet

Jahjaga vizitoi Qendrën për Rehabilitimin e Nënës dhe Fëmijës


Pamje nga vizita.
Pamje nga vizita.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot Qendrën për Rehabilitimin e Nënës dhe Fëmijës në Prishtinë, që udhëhiqet nga zonja Flora Brovina.

Zonja Brovina e njoftoi Presidenten Jahjaga me aktivitetet që zhvillon kjo qendër dhe problemet me të cilat përballen, thuhet në njoftim të lëshuar nga zyra e presidentes.

“Isha këtu së bashku më doktoreshën Flora dhe të gjithë stafin e saj që të shoh për së afërmi gjithë punën dhe aktivitetet e zhvilluara më shumë se një dekadë e gjysmë, që kur kjo qendër ka ofruar shërbime për të gjithë të mbijetuarit dhe të mbijetuarat e dhunës, të torturës dhe të abuzimit gjatë kohës së luftës në Kosovë.”

“Jam jashtëzakonisht e impresionuar për gjithë këtë punë që kam parë në këtë qendër këtu dhe e përgëzova Florën (Brovinën) dhe gjithë personelin e saj për gjithë këto aktivitete që kanë organizuar, për të gjitha shërbimet që kanë ofruar dhe për të gjitha trajtimet jo vetëm të pranimit dhe të trajtimit të tyre shëndetësor, por edhe psiko-social që kanë bërë gjatë këtyre viteve me radhë,” thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG