Ndërlidhjet

logo-print

Policia gjermane arreston dy persona


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Policia gjermane ka arrestuar dy persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi dhe kanë bastisur një qendër kulturore islamike tha një zëdhënës i policisë.

Policia bastisi qendrën kulturore në Berlinin perëndimore dhe ka arrestuar dy burra të moshës 28 dhe 48, në një vend të veçantë në jug të kryeqytetit.

Një objekt i cili "supozohet të jetë i rrezikshëm",i gjetur në makinën e dy burrave të arrestuar, ka bërë që policia të bllokoj zonën përreth dhe të evakuoj banorët nga disa ndërtesa.

Kancelarja Angela Merkel tha se niveli i kërcënimi i sigurisë në Gjermani mbetet i lartë pas sulmeve në Paris, ku humbën jetën 130 persona.

XS
SM
MD
LG