Ndërlidhjet

Arrestohen dy persona të dyshuar për sulmin në Mali


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Ministria e sigurisë në Mali ka thënë se ka arrestuar dy persona të dyshuar gjatë sulmit në një hotel luksoz në kryeqytetin Bamako, ku u vranë 20 njerëz, duke përfshirë edhe shumë të huaj, javën e kaluar.

"Janë arrestuar dy të dyshuar", tha Amadou Sangho, zëdhënës i ministris së sigurisë.

Persona të armatosur kishin sulmuar një hotel, të frekuentuar nga të huajt në kryeqytetin e Malit, Bamako. Dy njerëz kishin marrë peng 140 mysafirë dhe 30 të punësuar.

Luftëtarë islamikë, të lidhur me Al-Kaidën, kanë okupuar zonën veriore të Malit që nga viti 2012, para se të dëboheshin nga operacionet e vazhdueshme të udhëhequra nga ushtria franceze, që nga janari i viti 2013.

Megjithatë, grupet islamike kanë vazhduar me sulme në vend.

XS
SM
MD
LG