Ndërlidhjet

logo-print

IS merr përgjegjësinë për një sulm në xhami në Bangladesh


Një person i plagosur nga sulmi në xhami.

Një person i plagosur nga sulmi në xhami.

Militantët e Shtetit Islamik (IS) në Bangladesh, kanë marrë përgjegjësinë për një sulm ndaj një xhamie shiite, ku u vra një njeri dhe u plagosën tre të tjerë.

Një grup që e quan veten Shteti Islamik-Bangladesh ka thënë se ka sulmuar xhaminë me mitralozë.

Së paku pesë sulmues kanë qëlluar mbi personat që po kryenin lutjet e mbrëmjes, në xhaminë e fshatit Haripur, në qarkun verior Bogra të Bangladeshit.

Xhamia është ndërtuar me fonde nga Irani.

Policia ka arrestuar dy persona.

Bangladeshi është ballafaquar me një valë sulmesh vdekjeprurëse gjatë këtij viti, kundër të huajve, shkrimtarëve laikë, dhe anëtarëve të komunitetit shiit, duke ngritur shqetësime se ekstremizmi fetar është në rritje.

XS
SM
MD
LG