Ndërlidhjet

Përkujtohen viktimat e sulmit në Paris


Pamje arkive.
Pamje arkive.

Flamuri francez ka qenë i varur nga ballkonet dhe dritaret përgjatë rrugëve të Parisit, ku rreth 2.000 njerëz u mblodhën në ceremoninë përkujtimore në Muzeun ushtarak të qytetit, për të bërë homazh për viktimat e sulmeve terroriste, të 13 nëntorit.

Presidenti francez Francois Hollande ka mbajtur një minutë heshtje pasi një grup ushtarështë kanë ekzekutuar “La Marseillaise”, himnin kombëtar francez, në ceremoninë përmbyllëse, pikërisht sot, dy javë pas sulmeve.

Anëtarët e familjeve të viktimave ishin të pranishëm në oborrin e muzeut dhe veteranëve të luftës.

Të pranishëm në homazhe ishin edhe disa persona të plagosur gjatë sulmeve.

Gjatë homazheve jane lexuar edhe emrat e 130 njerëz të vrarë.

Viktimat u vranë kur militantët e Shtetit Islamik sulmuan stadiumin kombëtar, një sallë koncertesh, dhe një seri baresh dhe restorantesh.

XS
SM
MD
LG