Ndërlidhjet

Takimi Erdogan –Putin, më 30 nëntor?


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Rusia ka thënë se presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka kërkuar një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin, në Paris më 30 nëntor.

"Një propozim nga ana turke rreth një takim në nivel të kryetarëve të shteteve i është dorëzuar presidentit," tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve në një konferencë.

Putin dhe Erdogan do të marrin pjesë në samitin e klimës globale që fillon në Paris më 30 nëntor.

Peskov gjithashtu ka thënë se Erdogan i kishte telefonuar Putinit, shtatë ose tetë orë pasi Turqia kishte rrëzuar aeroplanin rus, të martën.

Avionët turq kanë rrëzuar aeroplanin luftarak të Rusisë, i cili ka qenë duke kryer sulme ajrore në veri të Sirisë.

Një pilot rus ka vdekur nga ky incident.

Turqia insiston se avioni rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore, gjë që hidhet poshtë nga Moska.

XS
SM
MD
LG