Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës


Atifete Jahjaga gjatë vizitës në FSK.
Atifete Jahjaga gjatë vizitës në FSK.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë dhe mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në një deklaratë bërë me këtë rast, Presidentja Jahjaga ka theksuar se FSK-ja është e gatshmë të shndërrohet në Ushtri të Kosovës.

“Duke u përgjigjur në pyetjen kur do të bëhet FKS ushtri, Presidentja Jahjaga tha se tanimë ka përfunduar procesi i rishikimit të sektorit të sigurisë dhe FSK dhe ajo që pamë sot dhe niveli i gatishmërisë dhe përgatitjes së tyre profesionale, po edhe nga aspekti i pajisjeve të tyre, tregon gatishmërinë e FSK-së. "

"Ne jemi në proces e sipër të transformimit të mëtutjeshëm të Forcës së Sigurisë dhe shumë shpejt Kosova do të hyjë edhe në marrëveshje speciale edhe me NATO-n për transformimin e mëtutjeshëm të kësaj force,” ka theksuar Presidentja Jahjaga.

XS
SM
MD
LG