Ndërlidhjet

Iran: U varros diplomati i vrarë në rrëmujën në haxhillëk


Pamje nga Teherani

Pamje nga Teherani

Autoritetet e Iranit kanë konfirmuar se sot është mbajtur ceremonia e varrimit e ish-ambasadorit në Liban, Ghazanfar Roknabadi, i cili ishte vrarë gjatë rrëmujës në haxhillëk, në qytetin e shenjtë mysliman Meka, në muajin shtator.

Në varrimin në Teheran, që u mbajt pas Faljes së Xhumasë, kanë marrë pjesë mijëra njerëz.

Mediat iraniane kanë raportuar se trupi i pajetë i ish-ambasadorit Roknabadi, i cili ishte shpallur i zhdukur, është identifikuar nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjëve dhe testeve ADN.

Trupi i tij dje është kthyer në Iran.

Në rrëmujën në haxhillëkun e këij viti në Arabinë Saudite, kanë humbur jetën 465 pelegrinë iranianë, ndërsa autoritetet e Iranit e kanë fajësuar qeverinë saudite për këtë tragjedi, duke e akuzuar për keqmenaxhim.

Sipas agjencisë Associated Press, në këtë tragjedi janë vrarë 2,389 pelegrinë, që ishte tragjedia më vdekjeprurëse që ndonjëherë ka ndodhur gjatë haxhillëkut.

Por, të dhënat zyrtare të Arabisë Saudite thonë se janë vrarë 769 vetë dhe kjo shifër nuk ka ndryshuar prej 26 shtatorit.

XS
SM
MD
LG