Ndërlidhjet

Norvegji: Dëbohen azilkërkuesit pakistanezë


Pamje nga një qendër pranimi të migrantëve në kufirin Norvegji - Rusi

Pamje nga një qendër pranimi të migrantëve në kufirin Norvegji - Rusi

Norvegjia i ka dëbuar afro 30 shtetas pakistanezë, që kanë kërkuar azil në këtë vend.

Ambasada e Norvegjisë në Islamabad ka njoftuar se azilkërkuesit pakistanezë janë dëbuar gjatë disa javëve të kaluara.

Torben Eskelund, zëdhënës i Departamentit të Imigrimit në Ambasadën e Norvegjisë në Pakistan, i tha sot Radios Evropa e Lirë, programi për Pakistanin, se numri i të dëbuarve mund të rritet, pasi të procesohen më tepër kërkesa.

Zëdhënësi Eskelund tha se më se 400 pakistanezë këtë vit kanë kërkuar azil në Norvegji dhe se më se 300 të tjerë kishin hyrë në Norvegji, nëpër të ashtuquajturën rrugë nordike, që kalon kah Rusia.

Norvegjia i ka ashpërsuar ligjet e saj për imigrim derisa një numër i paprecedent i njerëzve, shumica prej tyre duke u larguar nga luftërat në Afganistan, Siri dhe Irak, po kërkojnë azil në këtë vend.

XS
SM
MD
LG