Ndërlidhjet

Piratët e sulmuan anijen transportuese polake


Pamje e një anijeje transportuese në det

Pamje e një anijeje transportuese në det

Polonia ka njoftuar se piratët e kanë sulmuar një anije transportuese polake në bregun e Nigerisë dhe i kanë rrëmbyer pesë anëtarë të ekuipazhit.

Ministri i jashtëm i Polonisë, Witold Waszczykowski, tha sot në Varshavë se deri tash rrëmbyesit nuk kanë bërë kurrfarë kërkese.

Ai theksoi se 11 anëtrarët e tjerë të ekuipazhit, që janë barrikaduar brenda në anije, janë të sigurt dhe janë në kontakt me telefon.

Marina e Nigerisë po e udhëheq një operacion të shpëtimit.

Ky është incidenti i parë i dokumentuar i këtij lloji për gati një vit, në njërën prej linjave më të rrezikshme transportuese detare në botë.

XS
SM
MD
LG