Ndërlidhjet

Turqi: Protestë kundër arrestimit të gazetarëve


Policia duke përdorë një lloj gazi lotsjellës për shpërndarjen e demonstruesve në protestën e sotme në
Policia duke përdorë një lloj gazi lotsjellës për shpërndarjen e demonstruesve në protestën e sotme në

Qindra njerëz kanë protestuar sot në Turqi në mbështetje të dy gazetarëve të gazetës udhëheqëse opozitare, që janë arrestuar nën akuzë për spiunim, lidhur me një raport që sugjeron se Ankaraja i ka furnizuar me armatim kryengritësit në Siri.

Can Dundar, kryeredaktor i së përditshmes, Cumhuriyet, dhe korrespondenti i gazetës nga Ankaraja, Erdem Gul, janë arrestuar dje.

Më se 1 mijë demonstrues, përfshirë gazetarë dhe ligjvënës opozitarë, janë tubuar afër zyrave të gazetës në Stamboll.

Të dy gazetarët janë akuzuar se vullnetarisht e kanë ndihmuar një grup terrorist dhe se kanë “zbuluar sekrete shtetërore” në një raport të botuar në muajin maj.

Ky raport ka shkaktuar stuhi politike në Turqi, ndërsa presidenti, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur përkushtim për hakmarrje.

Turqia i ka hedhur poshtë pohimet se i ka armatosur krynegritësit në Siri me armatim.

Ky incident ndodhi në periudhën kur janë thelluar shqetësimet për liri të mediave në Turqi, e cila synon anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në demonstratën e sotme policia ka përdorë një lloj të gazit lotsjellës për shpërndarjen e pjesëmarrësve të protestës.

XS
SM
MD
LG