Ndërlidhjet

Të shtëna në një spital në SHBA, tre të vrarë


Kollorado, SHBA

Kollorado, SHBA

Të shtënat në një klinikë të planifikimit familjar në Kolloardo të Shteteve të Bashkuara kanë lënë të vrarë dy civilë dhe një polic.

Nëntë persona të tjerë janë plagosur.

Sulmuesi i dyshuar është dërguar në paraburgim.

Ai ka shkëmbyer zjarr me policinë për orë të tëra, derisa është dorëzuar.

Motivi mbetet i paqartë.

Klinka në fjalë ka shkaktuar protesta kundër abortit në të kaluarën.

Një burim i zbatimit të ligjit e ka identifikuar sulmuesin e dyshuar si Robert Lewis Dear, nga Karolina e Veriut.

Detaje të tjera nuk janë dhënë.

XS
SM
MD
LG