Ndërlidhjet

Sulmohet misioni i OKB-së në Mali


Mali - foto arkivi
Mali - foto arkivi

Tre persona janë vrarë nga sulmet me raketa në një bazë të paqeruajtësve të OKB-së në Mali.

Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara kanë bërë të ditur se viktimat përfshijnë dy paqeruajtës nga Guinea dhe një kontraktor civil.

Tetë ditë më parë, persona të armatosur kanë sulmuar një hotel në kryeqytetin e Malit, Bamako, duke marrë dhjetëra pengje.

Nëntëmbëdhjetë njerëz janë vrarë në këtë incident.

Misioni paqeruajtës në Mali është miratuar në vitin 2014, pasi Franca ka udhëhequr një fushatë ushtarake për të dëbuar militantët islamikë nga veriu i vendit.

Militantët islamikë dyshohet se janë përgjegjës për sulmet e sotme, që kanë lënë të plagosur edhe 14 persona.

XS
SM
MD
LG