Ndërlidhjet

Mustafa: Familja Jashari dhe gjithçka për Kosovën


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, me rastin e ditëlindjes së 60-të të tij, si dhe përvjetorin e daljes publike të UÇK-së.

“Sot, kur shqiptarët kudo që ndodhen shënojnë 28 nëntorin, 103-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Shqiptar, ata kanë edhe një datë të shënuar, ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari”.

“Adem Jashari, me jetën dhe veprën e tij të pavdekshme, hyri në panteonin e burrave të shquar të kombit, të cilët e udhëhoqën popullin e Kosovës drejt lirisë. Adem Jashari, së bashku me familjen legjendare Jashari nga Prekazi, dhanë gjithçka për Kosovën, lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e saj”, ka thënë kryeministri Mustafa përmes një komunikate të postuar në ueb-faqen e tij zyrtare.

Klikoni edhe linkun më poshtë:

Panairi "Blej shqip"

XS
SM
MD
LG