Ndërlidhjet

Afro 1,000 njerëz nuk janë lejuar në Francë


Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve.

Afro 1,000 njerëz nuk janë lejuar të hyjnë në Francë, prejse ky vend ka nisur kontrolle të reja kufitare pas sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka thënë se këta njerëz janë ndaluar për shkak të rrezikut që mund të paraqesin për rendin publik dhe sigurinë.

Franca ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas sulmeve në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 persona dhe të plagosur mbi 350.

Këtë javë, Cazeneuve ka thënë se 124 persona janë akuzuar dhe se policia ka kryer 1,233 kërkime, në lidhje me sulmet.

Të hënën, nën masa të rrepta të sigurisë, në Paris pritet të nisë një konferencë e madhe për klimën.

Sulmet e 13 nëntorit kanë qenë më vdekjeprurëset në Evropë që nga bombardimet në Madrid në vitin 2004.

Përgjegjësinë për to e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

Në përgjigje, Franca ka intensifikuar sulmet kundër caqeve militante në Siri dhe Irak.

Lexoni edhe këtë:

Obama: S’ka kërcënime të besueshme ndaj SHBA-së

XS
SM
MD
LG