Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria e Sirisë raporton avancime kundër IS-it


Alepo, Siri

Alepo, Siri

Ushtria e Sirisë ka raportuar se ka bërë përparime kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Sipas televizionit shtetëror sirian, ushtria ka marrë territor në lindje të Alepos, përfshirë shtatë kilometra të autostradës që lidhin qytetin me kryeqytetin de facto të militantëve, Raka.

Ushtria ka rikthyer edhe fshatrat Kaskis dhe Akula në lindje të Alepos, si dhe zona të gjera të tokës bujqësore.

Ushtria siriane gëzon mbështetjen e Rusisë, e cila, qysh më 30 shatator, është duke sulmuar nga ajri caqet militante dhe rebele.

Konflikti në Siri midis forcave qeveritare dhe atyre rebele ka nisur qysh në vitin 2011.

Mbi 250,000 njerëz kanë humbur jetën në këtë luftë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Forcat rebele kërkojnë rrëzimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Por, brenda Sirisë tashmë luftojnë edhe grupet militante si Shteti Islamik dhe Fronti al-Nusra.

XS
SM
MD
LG