Ndërlidhjet

Policia: Kurti s’u arrestua, shkaku i mundësisë për eskalim të situatës


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Pas tubimit të sotëm, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, duke thënë se ka ndërmarrë veprimet e saj ligjore dhe profesionale që të gjithë qytetarët të ndihen të sigurt dhe të lirë në realizimin e të drejtave themelore.

Në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës ka poseduar informacione lidhur me pjesëmarrjen e personit të kërkuar me fletarrestim të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Albin Kurti.

Sipas policisë, me qëllim të mospërshkallëzimit, nuk ka ndërmarrë veprime për ndalimin e Kurtit, por që këto veprime do të ndërmerren nga Policia ashtu siç parashihet me fletarrestim.

Kujtojmë se Policia e Kosovës, deri më tash, ka arrestuar vetëm deputeten e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, për veprimet që lidhen me bllokimin e seancave të Kuvendit, ndërsa fletarrestime janë lëshuar edhe kundër tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje: Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.

XS
SM
MD
LG