Ndërlidhjet

Policia rrethon selinë e VV-së


Policia te selia e Vetëvendosjes

Policia te selia e Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ka rrethuar selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Këtë e kanë konfirmuar aktivistët e kësaj Lëvizjeje, përmes faqes së këtij subjekti politik në rrjetin social Facebook.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë larguar qytetarët dhe aktivistët e tubuar para zyrës së Lëvizjes Vetëvendosje, gjë e cila është kundërshtuar nga aktivistët e kësaj Lëvizjeje.

Brenda kësaj selie raportohet se gjendet ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kundër të cilit autoritetet e rendit kanë ngritur fletarrest për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës është duke i zhvilluar punimet me vështirësi që kur është arritur marrëeshja për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe më 25 gusht të këtij viti, të cilën opozita e sheh si të dëmshme për tërësinë territoriale të Kosovës.

XS
SM
MD
LG