Ndërlidhjet

Migrantët përleshen me policinë në kufirin e Maqedonisë


Foto arkivi
Foto arkivi

Një grup i migrantëve, që kanë bërë përpjekje të hyjnë në Maqedoni nga Greqia, kanë sulmuar policët me gurë, duke plagosur disa prej tyre.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Aleksandar Gjorgjev, ka thënë se situata është qetësuar pasdite.

Ushtria e Maqedonisë ka nisur sot të ngrejë një gardh me tela në kufi me Greqinë.

Gjorgjev ka thënë se qëllimi i gardhit është që “të menaxhohet fluksi i njerëzve drejt pikave të regjistrimit dhe të trajtimit”.

Dy javë më parë, vendet e Ballkanit, përfshirë Maqedoninë, kanë marrë vendim që të lejojnë brenda vetëm refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

Kjo ka bërë që migrantët e nacionaliteteve të tjera të protestojnë.

Masat janë ashpërsuar pasi së paku dy prej militantëve që kanë sulmuar Parisin më 13 nëntor, kanë hyrë në Evropë duke u përzier me migrantë.

Evropa po përballet me fluksin më të madh të migrantëve qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

Mbi 700,000 njerëz kanë arritur vetëm këtë vit në vendet e BE-së.

Komisioni Evropian i ka ndarë Maqedonisë 2.5 milionë euro për të përballuar fluksin e migrantëve.

XS
SM
MD
LG