Ndërlidhjet

Thaçi: Qytetarët e refuzuan opozitën


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje partive opozitare që të ndalojnë veprimet e kundërligjshme, me të cilat, sipas tij, rrezikohet demokracia parlamentare në Kosovë.

Partitë opozitare në Prishtinë kanë mbajtur sot një tubim, për të kundërshtuar marrëveshjen me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Protesta ka përkuar me Ditën e Flamurit të Shqipërisë, festë kjo që shënohet edhe në Kosovë.

“Për 28 nëntor pritej që opozita të nxirrte më shumë njerëz në shesh. Por, edhe në ditën e madhe të pavarësisë, qytetarët e Kosovës e refuzuan protestën-festë të tyre. Qytetarët i refuzuan, sepse keqpërdoren flamurin kombëtar për qëllime politike dhe as kjo ditë e madhe shqiptare, me të cilën ata abuzuan, nuk iu ndihmoi të duken shumë dhe të besueshëm. Festa e Flamurit sot dëshmoi se ata nuk e kanë as besimin e votuesve të tyre, sepse u refuzuan edhe në ditë gëzimi dhe dinjiteti kombëtar prej tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Opozita, për disa muaj, është duke bllokuar punën e Kuvendit. Ajo ka thënë se do të vazhdojë me veprime të tilla derisa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të tërheqë nënshkrimet nga marrëveshjet në fjalë.

XS
SM
MD
LG