Ndërlidhjet

Obama: Duhet bërë diçka me armët


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se SHBA-ja “duhet të bëjë diçka” për t’ua vështirësuar kriminelëve sigurimin e armëve.

Obama i ka bërë këto komente një ditë pas të shtënave në një spital në Kollorado, të cilat kanë lënë të vdekur tre persona dhe të plagosur nëntë të tjerë.

“Duhet të bëjmë diçka në lidhje me qasjen e lehtë në armë të luftës… Është koha”, ka thënë Obama.

Sulmuesi i dyshuar në klinikën e planifikimit familjar në Kollorado është dërguar në paraburgim.

Ai ka shkëmbyer zjarr me policinë për orë të tëra, derisa është dorëzuar.

Motivi mbetet i paqartë.

Klinka në fjalë ka shkaktuar protesta kundër abortit në të kaluarën.

Një burim i zbatimit të ligjit e ka identifikuar sulmuesin e dyshuar si Robert Lewis Dear, nga Karolina e Veriut.

Ligjvënësit demokratë në SHBA kanë kërkuar disa herë forcimin e ligjeve për armë, duke e bërë të detyrueshëm kontrollin e biografisë së atyre që duan të blejnë armë dhe ndalimin e shitjes së armëve nëse kontrolli nuk është i plotë. Republikanët kryesisht janë kundër.

XS
SM
MD
LG