Ndërlidhjet

Turqia dhe BE-ja takohen për migrantët


Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Udhëheqës të Bashkimit Evropian dhe të Turqisë do të takohen sot në përpjekje për të finalizuar një marrëveshje, e cila synon të frenojë fluksin e migrantëve në Evropë.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, do të takojë liderët e 28 vendeve të BE-së në Bruksel.

Rreth 850,000 njerëz, shumica e tyre nga Siria, kanë arritur këtë vit në BE.

Është kjo kriza më e rëndë e refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Zyrtarët thonë se BE-ja pritet të pajtohet për një paketë të ndihmës për Turqinë, në vlerë prej miliarda dollarësh.

Me këtë shumë do të ndihmohen 2.3 milionë refugjatët sirianë, që aktualisht jetojnë në Turqi.

Davutoglu po ashtu shpreson në marrëveshje për përafrimin e Turqisë me BE-në.

XS
SM
MD
LG