Ndërlidhjet

Albin Kurti në burgun e sigurisë së lartë


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, në rrethinë të Podujevës, raportojnë mediat në Prishtinë.

Kurti është arrestaur të shtunën për hedhje të gazit lotsjellës në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës.

Atij i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se mbi 100 aktivistë të saj janë arrestuar nga forcat e rendit.

Por, bazuar në informacionet e policisë, 95 persona janë shoqëruar për në stacionet policore, për intervistime dhe procedura të mëtutjeshme.

Partitë opozitare në Prishtinë, që disa muaj, pengojnë zhvillimin e seancave të Kuvendit.

Ato kërkojnë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që të tërheqë nënshkrimet nga marrëveshja me Serbinë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nga marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Sipas opozitës, marrëveshja e parë çon në ndarje të Kosovës, ndërsa e dyta bën që një pjesë e territorit të Kosovës, pa të drejtë, t’i takojë Malit të Zi.

Opozita ka protestuar edhe në rrugë kundër këtyre marrëveshjeve.

Të shtunën, ka qenë tubimi i fundit anti-qeveritar.

Në këtë tubim ka mbajtur fjalim edhe Albin Kurti dhe pak orë më vonë është arrestuar.

Për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, ditë më parë, është arrestuar edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi.

Fletarrestime janë lëshuar edhe për dy deputetë të tjerë të Vetëvendosjes: Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin.

XS
SM
MD
LG