Ndërlidhjet

Gjenden tri varre masive në Sinjar të Irakut


Irak
Irak

Tri varreza të reja masive janë gjetur në qytetin verior të Irakut, Sinjar.

Ky qytet është çliruar vetëm pak javë më parë nga militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Zyrtarët kanë thënë sot se varrezat besohet se kanë 80 deri në 100 trupa.

Dy varreza janë gjetur në lindje të Sinjarit dhe një tjetër brenda qytetit, duke çuar në pesë numrin e varreve masive, të zbuluara së voni.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin e Sinjarit në gusht të vitit 2014 dhe kanë nisur me vrasjen e banorëve të komunitetit Yazidi.

Një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka nisur sulmet kundër grupit ekstremist po atë muaj, pjesërisht për shkak të shqetësimeve për pakicën Yazidi.

Pakica Yazidi praktikon një formë të fesë, e cila kombinon elemente të Zoroastrianizmit dhe të Mesopotamisë.

Shteti Islamik e konsideron si të pafe këtë komunitet.

Shikojeni edhe këtë video:

Ku janë afro 3,000 gra Yazidi?

XS
SM
MD
LG