Ndërlidhjet

18 civilë të vrarë nga sulmet ruse në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Sulmet ajrore të Rusisë në Siri kanë vrarë së paku 18 civilë dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, ka thënë se sulmet kanë goditur qytetin Ariha.

Ariha Today, një faqe në Facebook që mbulon ngjarjet në qytet, ka thënë se sulmet ajrore janë kryer nga avionët rusë.

Për numrin e të vrarëve ka raporte konfliktuoze.

Vëzhguesi Sirian ka thënë se bëhet fjalë për së paku 18 të vrarë, ndërsa, sipas Ariha Today, për 40.

Rusia ka nisur sulmet ajrore në Siri dy muaj më parë, në mështetje të forcave të presidentit Bashar al-Assad.

Regjimi sirian është duke luftuar me grupe të ndryshme rebele dhe militante.

Lufta në Siri, që ka nisur në vitin 2011, ka shkaktuar mbi 250,000 të vrarë dhe miliona të zhvendosur.

XS
SM
MD
LG