Ndërlidhjet

logo-print

Sllovakia do të ngrejë padi kundër kuotave për migrantë


Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka thënë se vendi i tij do të ngrejë padi kundër planit të Bashkimit Evropian për shpërndarjen e rreth 120,000 azilkërkuesve në shtetet anëtare, në bazë të sistemit të kuotave.

Fico ka thënë se Sllovakia do ta ngrejë padinë deri më 18 dhjetor në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

“Do të marrim aksion ligjor në një gjykatë në Luksemburg së shpejti; do të flasim për këtë çështje gjatë kësaj jave”, ka thënë Fico në një debat televiziv.

Sllovakia, Republika Çeke, Hungaria dhe Rumania kundërshtojnë kuotat për shpërndarjen e migrantëve që arrijnë në Itali dhe Greqi.

Evropa po përballet me krizën më të madhe të migrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rreth 850,000 migrantë kanë arritur vetëm këtë vit në Evropë.

Lexoni edhe këtë:

Selektimi i migrantëve, nxit pakënaqësi dhe protesta

XS
SM
MD
LG