Ndërlidhjet

Shpërthim në veri, një shqiptar i plagosur


Logo e Policisë së Kosovës

Logo e Policisë së Kosovës

Një qytetar shqiptar është plagosur dhe tetë makina janë dëmtuar nga shpërthimi që ka ndodhur sot në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti.

Sipas tij, shpërthimi është shkaktuar pas aktivizimit të një mjeti shpërthyes.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen multietnike Tre Rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar.

Situata aktuale në Mitrovicë është e qetë.

XS
SM
MD
LG