Ndërlidhjet

logo-print

Davutuglu, optimist për marrëveshje me BE-në


Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, po takon udhëheqësit e Bashkimit Evropian në Bruksel, në përpjekje për të arritur marrëveshje për frenimin e migrantëve në Evropë.

Turqia pret të sigurojë para dhe koncesione politike, në këmbim të forcimit të kufijve dhe mbajtjes së refugjatëve brenda vendit.

Davutoglu ka thënë se shpreson për “ditë historike” në marrëdhëniet e Turqisë me BE-në.

Korrespondentët thonë se ka ende mospajtime për shumën që vendet e BE-së duhet t’i japin Turqisë.

Gati 900,000 migrantë kanë arritur në Evropë këtë vit.

Shumica e tyre ikin nga lufta në Siri, Irak dhe Afganistan dhe jetojnë nëpër kampe në Turqi përpara se të udhëtojnë drejt Evropës.

Kancelari austriak, Werner Faymann, ka thënë se është optimist për arritje të marrëveshjes.

“Turqia do 3 miliardë euro në vit për të investuar në shkolla dhe strehim”, ka thënë ai.

Ankaraja po ashtu pret lëshime në negociatat për përafrimin e saj me Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG