Ndërlidhjet

logo-print

Maqedonia përfundon gardhin në Gjevgjeli


Kufiri Maqedoni-Greqi

Kufiri Maqedoni-Greqi

Maqedonia, të dielën, ka përfunduar ndërtimin e gardhit me tela në kufi me Greqinë, në përpjekje për të kontrolluar hyrjen e migrantëve.

Gardhi prej tre kilometrash është ngritur nga ushtria në pikën kufitare Gjevgjeli.

Autoritetet e Maqedonisë kanë marrë vendim që të lejojnë brenda territorit të tyre vetëm ata njerëz që ikin nga vatrat e luftës.

Masat janë ashpërsuar pasi së paku dy prej militantëve që kanë sulmuar Parisin më 13 nëntor, kanë hyrë në Evropë duke u përzier me migrantë.

Përzgjedhja e migrantëve ka shkaktuar reagime dhe protesta nga ata që vijnë nga Irani, Bangladeshi, Pakistani dhe vende të tjera.

Të shtunën ka pasur përleshje të dhunshme midis migrantëve dhe policisë së Maqedonisë.

Lexoni edhe këtë:

Selektimi i migrantëve, nxit pakënaqësi dhe protesta

XS
SM
MD
LG