Ndërlidhjet

logo-print

Jerusalem: Nga dhuna e fundit – të vrarë dhe të plagosur


Pamje nga përleshjet ndërmjet policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë

Pamje nga përleshjet ndërmjet policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë

Policia e Izraelit e ka vrarë një të ri palestinez, pas dhunës në Jerusalem, nga e cila dy njerëz janë plagosur, ndërsa sulmuesi është vrarë.

Ministria palestineze e shëndetësisë ka njoftuar mbrëmë vonë se policia kufitare e Izraelit e ka vrarë 17 vjeçarin, Ayman Samih Abassi, gjatë përleshjeve në pjesën lindore të Jerusalemit.

Në kumtesën e policisë izraelite theksohet se oficerët kanë shtënë kundër palestinezit, i cili në dorë e mbante një bombë benzine në lagjen, Ras al-Amund, pasi ata ishin sulmuar me raketë, por nuk është konfirmuar se palestinezi është qëlluar.

Në një zhvillim tjetër, një palestinez e ka therrë një polic kufitar izraelit, duke e lënduar lehtë, para se palestinezi të qëllohej për vdekje.

Në një stacion të autobusëve në pjesën perëndimore të Jerusalemit, një femër është plagosur lehtë nga therrja.

Prej mesit të muajit shtator, nga sulmet palestineze janë vrarë 19 izraelitë, në të shumtën e rasteve me therrje.

Së paku 97 palestinezë janë vrarë, përfshirë 62 vetë, për të cilët Izraeli thotë se ishin sulmues.

Të tjerët janë vrarë gjatë përleshjeve me policinë izraelite.

XS
SM
MD
LG