Ndërlidhjet

Iran: Paraqitet modeli i ri i kontratave të jashtme


Pamje e një pjese të Teheranit

Pamje e një pjese të Teheranit

Irani e ka paraqitur modelin e ri të kontratave të naftës, që synojnë nxitjen e kompanive të jashtme të energjisë për investime në Iran, pasi të tërhiqen sanksionet ndërkombëtare.

Këto kontrata janë shpallur mbrëmë në një konferencë në Teheran, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të kompanive më të njohura të energjisë në botë.

Megjithatë, në këtë takim nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e kompanive të Shteteve të Bashkuara.

Sipas kontratave të reja, investitorët e jashtëm do të kenë pjesëmarrje më të mëdha në profitet afatgjata.

XS
SM
MD
LG