Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot


Ilustrim

Ilustrim

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në seancë plenare, për të shqyrtuar gjithsej 35 pika të rendit të ditës.

Seanca e sotme vjen pas një operacioni të forcave speciale të Policisë së Kosovëstë shtunën më 28 nëntor, në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, me ç’rast u arrestuan mbi 90 aktivistë të kësaj lëvizjeje, përfshirë këtu edhe ish kryetarin e saj, deputetin Albin Kurti.

Ai është arrestuar në bazë të një fletarresti, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Me të njejtin vendim, më 18 nëntor është arrestuar edhe deputetja Donika Kadaj Bujupi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, që të trija në opozitë, janë duke kundërshtuar ashpër marrëveshjen për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe, dhe atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke i cilësuar të dyja si të dëmshme për tërësinë territoriale të Kosovës.

Në këtë kuadër, ato janë zotuar se do të pamundësojnë punimet në Kuvendin e Kosovës,deri në, siç thonë, shfuqizimin e të dyja marrëveshjeve.

XS
SM
MD
LG