Ndërlidhjet

Paris: Është hapur samiti për klimën


Presidenti amerikan Barack Obama (në mes) duke u përshëndetur me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon, pasi ishte pritur nga presidenti francez Francois Hollande (djathtas)

Presidenti amerikan Barack Obama (në mes) duke u përshëndetur me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon, pasi ishte pritur nga presidenti francez Francois Hollande (djathtas)

Shefat e shteteve dhe të qeverive të afro 150 vendeve sot në Paris e kanë hapur samitin për klimën, që synon arritjen e marrëveshjes afatgjatë për ndaljen e rritjes së temperaturës në Tokë.

Kjo konferencë e Kombeve të Bashkuara për klimën zgjatë deri më 11 dhjetor.

Samiti po mbahet nën masa të jashtëzakonshme të sigurisë, pas sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor, nga të cilat u vranë 130 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Dje në qendër të Parisit kundër këtij samiti demonstruan mijëra njerëz.

Meqë protesta nuk ishte lejuar nga autoritetet, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme pas sulmeve terroriste, policia i ka arrestuar 208 njerëz, ndërsa prej tyre 174 vetë janë mbajtur në paraburgim, pas përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe policisë.

XS
SM
MD
LG