Ndërlidhjet

Kremlini: Putini nuk do të takohet me Erdoganin


Ahmet Davutoglu (majtas) dhe Jens Stoltenberg gjatë një konference për media sot në Bruksel

Mospajtimi diplomatik ndërmjet Turqisë e Rusisë për shkak të rrëzimit të aeroplanit luftarak rus nga aeroplani i Forcave ajrore turke, ka vazhduar edhe sot, pasi të dy palët i kanë mbrojtur qëndrimet e tyre.

Një zëdhënës i Kremlinit, tha se presidentit rus, Vladimir Putin, nuk do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë mbajtjes së samitit për klimën në Paris, pasi Turqia ka refuzuar të kërkoj falje.

Në Bruksel, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se asnjë vend nuk mund të insistoj në kërkim falje, për shkak se një vend e ushtron të drejtën dhe obligimin për mbrojtjen e hapësirës së vet ajrore.

Ankaraja insiston se aeroplani rus ka fluturuar brenda hapësirës ajrore turke më 24 nëntor dhe i ka injoruar thirrjet para se të qëllohej.

Davutoglu ka thënë se Ankaraja dëshiron që Rusia t’i rishqyrtoj sanksionet ekonomike kundër Turqisë, të imponuara më 28 nëntor nga ana e presidentit Putin.

Njëherësh, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Turqia dhe aleatët e NATO-s janë të shqetësuar për praninë e shtuar të ushtrisë ruse në rajon.

Ai ka theksuar se NATO-ja është e fokusuar në qetësimin e situatës.

XS
SM
MD
LG