Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Liderët botërorë duhet të pajtohen për klimën


Barack Obama gjatë fjalimit të tij të sotëm në samitin e OKB-së për klimën në Paris

Barack Obama gjatë fjalimit të tij të sotëm në samitin e OKB-së për klimën në Paris

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se liderët duhet të jenë “në nivel të momentit”dhe t’i tregojnë botës se shtetet e ndajnë ndjenjën e përgjegjësisë për t’i luftuar ndryshimet klimatike.

Mëtutje, duke folur sot në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën në Paris, ku po marrin pjesë afro 150 shefa të shteteve dhe të qeverive të vendeve nga e gjithë bota, Obama ka theksuar se liderët duhet ta krijojnë një marrëveshje klimatike për ambicjet për “caqet e përditësuara rregullisht”.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara e kanë pranuar përgjegjësinë për të bërë diçka lidhur me ndryshimet klimatike, pasi është vendi i dytë në botë që emeton gazra të dëmshme, të cilat fajësohen se shkaktojnë nxehje globale.

Zoti Obama, po ashtu, tha se Shtetet e Bashkuara do të dedikojnë fonde të reja për t’i ndihmuar vendet që kanë probleme me ndikimet e ndryshimeve klimatike.

Sot më herët gjatë ditës, presidenti francez, Francois Hollande, e ka hapur samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën në Paris, duke u bërë thirrje liderëve botërorë që ta arrijnë një marrëveshje të fuqishme klimatike.

XS
SM
MD
LG