Ndërlidhjet

Memeti: Maqedonia, qasje jonjerëzore ndaj migrantëve


Gardhi i ngritur në kufirin Greqi - Maqedoni, 29 nëntor, 2015
Gardhi i ngritur në kufirin Greqi - Maqedoni, 29 nëntor, 2015

Maqedonia është duke shkelur të gjitha dispozitat ligjore, duke lejuar hyrjen vetëm të një pjese të migrantëve që arrijnë nga kufiri me Greqinë, bazuar në përkatësinë shtetërore të tyre, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Avokati i Popullit të Maqedonisë, Ixhet Memeti.

Ai ka vizituar gjatë ditës qendrën e pranimit të migrantëve në Gjevgjeli afër kufirit me Greqinë, i shoqëruar dhe nga homologia e tij nga Austria, Gertrude Brinek, dhe përfaqësuesi i UNHCR-së për Maqedoninë, Mohamed Arif.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dhjetëra migrantë sot janë ndaluar, pasi ata me dokumente të falsifikuara, duke pretenduar se janë nga Siria, kishin bërë përpjekje të hyjnë në territorin e Maqedonisë. Këta migrantë ishin me prejardhje nga Bangladeshi dhe janë kthyer mbrapsht në territorin grek.

Maqedonia po lejon hyrjen vetëm të migrantëve të vilët vijnë nga vatrat e luftës, përfshirë këtu Sirinë, Irakun dhe Afganistanin.

XS
SM
MD
LG