Ndërlidhjet

Obama dhe Putin takohen në Paris


Paris, 30 nëntor 2015.

Paris, 30 nëntor 2015.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ulë tensionet me Turqinë.

Dy presidentët janë takuar në margjina të samitit për klimën, që ka nisur punimet në Paris.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Kremlinit kanë thënë se gjatë takimit 30-minutësh, Obama ka shprehur keqardhje për vdekjen e një piloti nga rrëzimi i avionit luftarak rus nga forcat turke.

Ky incident ka ndodhur më 24 nëntor, në kufirin Turqi-Siri, dhe ka çuar në tendosje të marrëdhënieve midis Moskës dhe Ankarasë.

Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë se Putin dhe Obama kanë folur edhe për krizën e vazhdueshme në Siri dhe se të dy kanë mbështetur fillimin e bisedimeve për arritjen e një zgjidhjeje politike të konfliktit.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Obama i ka thënë Putinit se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, duhet të largohet nga pushteti, në kuadër të çdo tranzicioni në Siri.

Burimi i njëjtë ka thënë se Obama ka kërkuar nga Putini që sulmet ajrore të Rusisë në Siri të fokusohen në caqet e militantëve të Shtetit Islamik dhe jo te rebelët që luftojnë Assadin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov, ka thënë se dy presidentët kanë folur edhe për situatën në Ukrainë dhe nevojën për të zbatuar marrëveshjet e Minskut për paqe.

XS
SM
MD
LG